Granit Syla, avokati i B. Demirit, ka deklaruar se klienti i tij mohon të ketë kryer veprën penale për të cilën dyshohet, në lidhje me rastin e djalit dhe mbesës së tij, të gjetur pa shenja jete të dielën në Gjilan.
Në përgjigjen e tij, Syla ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj Demirit, masë të cilën e kishte kërkuar Prokuroria Themelore në Gjilan. Sipas avokatit, i dyshuari është deklaruar se nuk është kryerësi i veprës penale.
Të lidhura
None found
Avokati tha se, deri në çastin kur dha përgjigjen, mbrojtja nuk e kishte marrë ende vendimin e gjykatës për kërkesën e paraburgimit. Pasi ta pranojë vendimin, ajo do ta shqyrtojë dhe do të përcaktojë hapat e mëtejshëm proceduralë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
Sa u përket hollësive të tjera, Syla tha se mund të deklarohen në varësi të rrjedhës së procedurës, pasi çështja është ende në fazën e hetimeve.
Rasti ndodhi më 1 nëntor në fshatin Demiraj të Gjilanit. Aty u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe. Hetimet po zhvillohen nën dyshimin për vrasje të rëndë.






