VIDEO/ Publikohen pamjet nga aksidenti me vdekje në Shkodër, gruaja po ecte në trotuar, makina e merr para me shpejtësi

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në trotuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shtetasja Bleona Pashuku, 27-vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 


Shtuar më 2.11.2026 11:22