Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një diskutim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, kushtuar rolit të demokracisë dhe sfidave të rendit të ri botëror.
Në një postim për takimin, Osmani tregoi se kishte folur për nevojën e mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit. Sipas saj, këto parime duhet të zbatohen njësoj për çdo shtet, pa dallime dhe pa standarde të dyfishta.
Të lidhura
None found
Ajo u shpreh se populli i Kosovës e njeh nga përvoja vlerën e lirisë dhe sakrificat për ta arritur atë. Osmani theksoi se përmasat e një vendi nuk duhet të përcaktojnë sovranitetin, të drejtat apo dinjitetin e tij.
Për këtë arsye, ajo e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen e Kosovës në forumet dhe diskutimet ndërkombëtare për zhvillimet politike dhe sfidat që përballet demokracia në botë.






