Al-Hilal po planifikon të ofrojë 55 milionë euro për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta afruar në afatin kalimtar të janarit.
Mediumi italian Tuttomercatoweb raporton se klubi saudit është gati të tentojë sërish transferimin e mesfushorit portugez, pasi vitin e kaluar nuk arriti ta bindte.
Të lidhura
None found
Fernandes e kishte refuzuar më parë një ofertë mjaft fitimprurëse nga Arabia Saudite. Ai e kishte arsyetuar vendimin me dëshirën për të vazhduar garimin në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Më pas, megjithatë, portugezi kishte pranuar se qëndrimi i drejtuesve të Manchester Unitedit e kishte zhgënjyer, sepse kishte krijuar përshtypjen se klubi ishte i gatshëm ta linte të largohej.
“Më dhemb pak”, kishte thënë ai për mënyrën se si klubi e kishte trajtuar situatën e tij.
Për 32-vjeçarin interesim raportohet se ka shfaqur edhe Milani, ndërsa Al-Hilal vazhdon të ndjekë zhvillimet rreth tij.
Së fundmi, Fernandes ka biseduar me trajnerin Michael Carrick për të sqaruar raportet mes tyre dhe për të diskutuar gjendjen në klub.
Kapiteni portugez mbetet ndër lojtarët kryesorë të Manchester Unitedit. Megjithatë, vështirësitë e skuadrës dhe paqartësitë për të ardhmen e tij mund t’i japin rëndësi vendimtare afatit kalimtar të janarit.







