VIDEO/ Ernest Muçi shënon një supergol në Turqi, sulmuesi i Kombëtares arrin kuotën e 3 golave sezonalë

Ernest Muçi ka lënë sërish gjurmë në sfidën e Trabzonsporit ndaj Gaziantepit, ku skuadra e tij po udhëheq 2-0. Pas asistit të dhënë në fund të pjesës së parë, sulmuesi shqiptar ka realizuar edhe një gol spektakolar.

Futbollisti i Shqipërisë e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 62-të, me një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë, ndaj së cilës portieri i miqve nuk mundi të reagonte.

Të lidhura

None found

Ky ishte realizimi i tretë sezonal për Muçin në të gjitha kompeticionet. Ndërkohë, sa u përket asistimeve, pogradecari ka regjistruar të nëntin.

Goli i Ernest Muçit


Shtuar më 1.11.2026 15:32