Ahmet Haliti kujton sulmuesit më të spikatur të kohës së tij dhe bashkëlojtarët në repartin e mbrojtjes

Episodi i radhës i podcastit “Arena e Yjeve” sjell në fokus ish-futbollistin e njohur kosovar Ahmet Haliti. Ai rrëfen momente nga karriera e tij si lojtar dhe flet për angazhimin e ri në futboll, tashmë si ndihmës trajner te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, Haliti u ndal edhe te sulmuesit më të spikatur me të cilët është përballur ose ka luajtur në të njëjtën skuadër, si dhe te bashkëlojtarët me të cilët ka formuar dyshe në qendër të mbrojtjes.

Të lidhura

None found

“Duhet të përmend disa sulmues që i kam pasur si bashkëlojtarë, por edhe si kundërshtarë. Kur një futbollist është pjesë e skuadrës tënde, ke mundësi ta vëzhgosh më nga afër, çdo ditë në stërvitje, dhe ta kuptosh më mirë potencialin e tij.

Një ndeshje ka 90 minuta dhe më pas mbyllet, ndërsa gjatë saj ndikojnë shumë faktorë. Mund të mos jesh në ditën tënde, loja mund të mos të ecë ose skuadra mund të mos paraqitet mirë. Por kur e ke një lojtar në ekip, e njeh më saktë se cilat janë cilësitë e tij të vërteta.

“Për këtë arsye, duhet të përmend disa emra. Lista mund të jetë disi e gjatë, por ndër ta janë Labinot Osmani, Kastriot Rexha dhe Ahmed Jonuzi. Secili prej tyre ka pasur karakteristika të ndryshme”.

“Nuk jam i sigurt nëse po më kujtohen të gjithë, por patjetër duhet të përmend edhe Mirlind Dakun dhe Arb Manajn, të cilët më vonë kanë luajtur edhe në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Haliti.

Episodi i plotë me Ahmet Halitin mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.


Shtuar më 1.11.2026 14:02