Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, deklaroi se pas marrjes së pushtetit nga qeveria aktuale, në territorin e Republikës së Kosovës nuk është organizuar asnjë palë zgjedhje dhe asnjë referendum i Serbisë.
Sipas tij, para qeverisjes së tyre në Kosovë janë zhvilluar gjithsej 31 palë zgjedhje të Serbisë dhe tri referendume. Manxhuka saktësoi se tetë prej këtyre proceseve zgjedhore u mbajtën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
“Gjatë qeverisjes sonë nuk janë zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës as zgjedhjet e Serbisë dhe as referendumet. E njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjet e së dielës, më 25 tetor”, shkroi Manxhuka, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti.







