Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.
Fotoja është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve, kutia me para dyshohet se është fotografuar brenda një vile, në kompleksin turistik në Dhërmi.

SPAK ka analizuar qindra komunikime telefonike të periudhës 2018-2025, të cilat, sipas prokurorëve, tregojnë se prona përdorej nga Balluku, megjithëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare.
Në dosje përmenden komunikime të shoferit, vartësve, punonjësve të pastrimit dhe administratorëve të kompleksit.
Bashkëshorti i pastrueses, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.
Prokuroria pretendon se edhe arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë përdorimin e saj të vazhdueshëm që prej vitit 2019. Vila, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë është sekuestruar me vendim gjykate./ BalkanWeb








