LSDM sulmon ish-kreun Branko Cërvenkovski: E akuzon për bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në dhe ZNAM-in

LSDM-ja opozitare ka reaguar ashpër ndaj ish-kryetarit të saj, Branko Cërvenkovski.

Përmes një komunikate, drejtuesit e partisë kanë kritikuar kundërshtarët e tyre dhe, mes tyre, edhe Cërvenkovskin, të cilin e kanë cilësuar si “mumie” dhe “fytyrë të balsamosur”.

Të lidhura

None found

Sipas LSDM-së, ish-lideri i saj ka bashkëpunuar për vite me radhë me OBRM-PDUKM-në dhe ka pasur rol në formimin e partisë ZNAM.

“Një njeri që për vite me radhë bën biznes me OBRM-PDUKM-në, një njeri që ndihmoi në krijimin e ZNAM-it, versioni i parë. Mickoski e financoi”, thuhet në pjesën e komunikatës që lidhet me Cërvenkovskin.

Komunikata vijon me një referencë ndaj së kaluarës së tij, duke e vënë përballë faktit se dikur ishte kryetari i parë i LSDM-së, ndërsa tani përmendet si “mumie”.

“Dhe tani, nga dollapi po e nxjerrin Branko Cërvenkovskin. A për këtë e ka fjalën Mickoski kur thotë se po nxjerr ‘kocka nga e kaluara’? Mjaft më me kockat nga dollapi, me ato mumie dhe fytyra të balsamosura që bënë gjithçka për ta shuar LSDM-në”, thuhet më tej në komunikatën e partisë.


Shtuar më 1.11.2026 12:21