VIDEO/ Përplasja tek Ministria e Arsimit, momenti kur efektivi i FNSH godet me këmbë dhe e hedh molotovin drejt mediave

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në kulmin e përplasjeve, u hodhën edhe molotovë në drejtim të efektivëve dhe autobotëve të policisë.

Në një prej rasteve të regjistruara, një efektiv i FNSH-së shihet duke goditur me këmbë një molotov, i cili përfundon në drejtim të grupit të gazetarëve që po ndiqnin zhvillimet nga afër.

Të lidhura

None found

Pamjet e momentit tregojnë lëvizjen e efektivit për të larguar mjetin shpërthyes, por edhe rrezikun që paraqiti drejtimi i tij në një zonë ku ndodheshin gazetarët.

 


Shtuar më 31.10.2026 19:42