Halloween: Origjina dhe arsyeja pse festohet më 31 tetor

Çdo vit, më 31 tetor, Halloween shënohet përmes kostumeve të frikshme, maskave, kungujve të gdhendur dhe zbukurimeve që lidhen me simbolet e frikës.

Rrënjët e kësaj feste gjenden te “Samhain”, festivali i lashtë keltik që shënonte përfundimin e periudhës së korrjeve dhe ardhjen e dimrit. Sipas besimeve të asaj kohe, gjatë kësaj nate ndarja mes botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve bëhej më e brishtë.

Të lidhura

None found

Me kalimin e shekujve, kjo traditë u bashkua me kremtimet e krishtera dhe u shndërrua gradualisht në Halloween-in që njihet sot, transmeton Klankosova.tv.

Halloween është veçanërisht i përhapur në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa vitet e fundit është bërë i njohur edhe në shumë vende të tjera.

Ndër traditat më të famshme të festës është “Trick or Treat”. Fëmijët, të veshur me kostume të ndryshme, vizitojnë shtëpi më shtëpi për të kërkuar ëmbëlsira. Një tjetër simbol dallues është kungulli i gdhendur, i njohur me emrin “Jack-o’-lantern”.


Shtuar më 31.10.2026 17:37