Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një automjet tip “Golf” dhe më pas është përmbysur.

Drejtuesi i “Benz”-it ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në aksident, ndërsa rrethanat dhe shkaku i saktë pritet të përcaktohen nga hetimet e policisë.


Shtuar më 31.10.2026 17:06