Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk sqaroi pse dy ministra nuk kanë dhënë dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
I pyetur nëse do të ketë përgjegjësi politike për këtë rast, Kurti nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Të lidhura
None found
“Sot kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kemi mjaftueshëm për të folur”, tha Kurti.







