Edon Zhegrova mund të ketë mundësinë të startojë për herë të parë këtë sezon me fanellën e Juventusit.
“Bianconerët” do ta presin Napolin të dielën në mbrëmje në Allianz Stadium, me sfidën e javës së 10-të të Serie A që nis në orën 20:45.
Të lidhura
None found
Për sulmuesin anësor nga Kosova, kjo përballje pritet të ketë një rëndësi të veçantë.
Gazzetta dello Sport raporton se Luciano Spalletti po shqyrton ndryshime në formacionin fillestar, pasi Juventusi kërkon të reagojë pas disfatës zhgënjyese në Genoa.
Në këtë skenar, Zhegrova pritet të jetë titullar për herë të parë në këtë edicion, në një skemë 4-3-3.
Futbollisti kosovar parashikohet të vendoset në krahun e djathtë të repartit ofensiv, ndërsa Jeremie Boga pritet të luajë në të majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër të sulmit.







