Qytetarët do të mblidhen sot në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vijuar protestën dhe kërkesën për drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.
Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili njofton se marshimi do të përfshijë edhe Qeverinë e Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Të lidhura
None found
Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi qytetar dhe protestat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në njoftimin e kolektivit, përmes të cilit qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës.








