Maqedonci dhe Oudkirk diskutojnë forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).

Biseda u përqendrua te bashkëpunimi me USEUCOM-in dhe mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e mbrojtjes mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit u trajtuan edhe perspektiva e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe mundësia e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Maqedonci shprehu mirënjohje ndaj Sandra Oudkirk për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit, partneriteti me SHBA-në është i një rëndësie thelbësore për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt.

“Sot pata kënaqësinë të takoj znj. Sandra Oudkirk, Zëvendësen civile të Komandantit dhe Këshilltaren për Politikë të Jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM)”, ka shkruar Maqedonci.


Shtuar më 30.10.2026 18:57