Ajo është njëra prej modeleve shqiptare që komentohet për thuajse çdo paraqitje që bën në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila njëherësh është mjaft aktive edhe e ndjekur në Instagram – ku tashmë ka mbledhur afro 600 mijë njerëz.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi në të cilat si gjithnjë ka vënë në pah linjat trupore.
Komplimentet dhe reagimet pozitive nuk munguan krahas postimit nga miqtë dhe fansat e saj.
Oriola tashmë njihet si bashkëpunëtore e shumë brendeve të njohura në Shqipëri dhe më gjerë.