Teuta Arifi përballet me gjykimin për kontratat fiktive dhe dëmin prej 1 milion eurosh ndaj buxhetit

Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës nisi procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së komunës, Teuta Arifi. Çështja lidhet me kontratat fiktive të dyshuara gjatë kohës kur ajo drejtonte komunën.

Arifi akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas dyshimeve, përmes qindra kontratave fiktive buxhetit komunal iu shkaktua një dëm prej 1 milion eurosh.

Të lidhura

None found

Seanca u ndërpre pak minuta pas nisjes. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 11 ose 17 nëntor.

Përveç kësaj çështjeje, Komuna e Tetovës ka ngritur edhe tri padi të tjera ndaj Arifit, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorime të pretenduara gjatë drejtimit të saj të komunës.


Shtuar më 30.10.2026 17:16