Emiljano Vila ka gjetur ekipin e ri. Pas përfundimit të aventurës me Teutën dhe disa muajve pushim, mesfushori shqiptar rikthehet në fushë, këtë herë me Sopotit në Kategorinë e Parë.
Kalimi i tij te skuadra librazhdote përbën një surprizë, pasi Sopoti ndodhet në pjesën e poshtme të renditjes dhe Vila ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Pak veta e prisnin që durrsaku të vazhdonte karrierën te ekipi i Librazhdit.
Të lidhura
None found
Gjatë karrierës së tij, 38-vjeçari është shpallur tri herë kampion i Shqipërisë, me tri skuadra të ndryshme: Dinamon në sezonin 2009-2010, Skënderbeun në 2017-2018 dhe Teutën në 2020-2021.






