Policia e Shtetit pajiset me 5 mijë kamera trupi, pamjet do të kontrollohen nga Sallat Operative

Afërsisht 5 mijë kamera trupi, kanë mbërritur në Shqipëri dhe do të shpërndahen në drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit.

Faza e parë e pajisjes do të nisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Të lidhura

None found

Kamerat do t’u jepen fillimisht efektivëve të Policisë Rrugore, të cilët do t’i përdorin gjatë gjithë orarit të shërbimit. Në vijim, përdorimi i këtij sistemi pritet të zgjerohet edhe në strukturat e tjera policore në të gjithë vendin.

Sistemi i ri parashikon që kamerat të jenë të aksesueshme drejtpërdrejt nga Sallat Operative të Policisë.

Nga këto salla do të jetë e mundur aktivizimi dhe ndjekja e pamjeve, ndërsa efektivi nuk do të ketë mundësi të ndërhyjë në procesin e regjistrimit.


Shtuar më 30.10.2026 13:28