Tesla zbulon teknologjinë e Roadster-it të ri, që premton përshpejtim ekstrem

Tesla prezantoi ndërfaqen digjitale të gjeneratës së ardhshme të Roadster-it, e cila përfshin funksione të avancuara për drejtimin dhe performancën në pistë.

Në ekran paraqiten të dhëna për temperaturën e baterisë dhe motorëve, aerodinamikën, frenimin dhe kohën e xhirove. Shoferët mund të rregullojnë parametrat përmes ekranit me prekje.

Të lidhura

None found

Ndër veçoritë e dallueshme është sistemi me shtytës raketor. Sipas Tesla-s, Roadster Thrust pritet të përshpejtojë nga 0 në 96 km/h për më pak se 0.9 sekonda, ndërsa modeli ekskluziv Rocket synon ta bëjë këtë për 0.59 sekonda.

Kompania planifikon të nisë prodhimin gjatë vitit të ardhshëm, por nuk ka bërë të ditur se cili version do të prodhohet fillimisht. /Telegrafi/


Shtuar më 30.10.2026 12:56

Tags: