Dy persona dyshohen për mashtrimin e qindra qytetarëve në Maqedoninë e Veriut përmes një skeme me kriptovaluta

Një 56-vjeçare nga Manastiri dhe një 38-vjeçar nga Estonia dyshohet se kanë mashtruar qindra banorë të Maqedonisë së Veriut. Ata i kanë nxitur qytetarët të investonin në një platformë të rreme online.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri në prill të vitit 2026, të dyshuarit përdorën një aplikacion celular me qindra abonentë dhe u premtuan atyre fitime të mëdha, të cilat nuk u realizuan.

Të lidhura

None found

Deri tani, policia ka marrë pesë denoncime. Megjithatë, shqyrtimi i transaksioneve bankare lë të kuptohet se numri i personave të dëmtuar mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë prej tyre nuk e kanë raportuar rastin.

Hetimi, i zhvilluar për disa muaj me bashkëpunimin e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, bëri të mundur identifikimin e të dyshuarve. Gjithashtu, janë analizuar pajisjet elektronike dhe transaksionet e kryera me kriptovaluta.

Për M.K., 56 vjeçe nga Manastiri, dhe A.S., 38 vjeç nga Estonia, është paraqitur kallëzim penal për mashtrim.

MPB u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj ofertave online që premtojnë pasurim të shpejtë, veçanërisht kur platformat e dyshimta garantojnë fitime nga kriptovalutat.


Shtuar më 30.10.2026 12:31