Michelle Hunziker tregon formulën e bukurisë në prag të 50-vjetorit: Rëndësi ka energjia pozitive

Për Michelle Hunziker, një buzëqeshje e sinqertë dhe qëndrimi pozitiv janë baza e një pamjeje të bukur. Moderatorja dhe sipërmarrësja italiane, e cila në janar mbush 50 vjeç, foli për kujdesin ndaj lëkurës dhe veçoi pastrimin e fytyrës dhe hidratimin si hapa të domosdoshëm.

“Cili është sekreti i parë i bukurisë? Për mua, ajo që na ndihmon të qëndrojmë të rinj mbi të gjitha është energjia pozitive”, deklaroi Hunziker.

Të lidhura

None found

Ajo rrëfeu se pastrimi i fytyrës para gjumit ka qenë një rregull i pandryshueshëm në rutinën e saj ndër vite.

“Ka një gjë që nuk e kam bërë asnjëherë në jetën time, edhe kur isha shumë e re: të flija me grim”, tha ajo gjatë një aktiviteti në Milano, ku pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve ishin gra.

Larja e fytyrës në fund të ditës largon papastërtitë e mbledhura dhe i krijon lëkurës kushtet për t’u rigjeneruar gjatë natës.

Krahas angazhimeve në televizion dhe modeling, Hunziker merret edhe me biznes. Ajo është themeluese e markës së produkteve kozmetike Goovi, një emër i marrë nga shprehja angleze “good vibes”, ose energji pozitive.

Marka ka hedhur së fundmi në treg trajtimin Collagen Skin Reboot, i cili ndërthur produktet për kujdesin e jashtëm me suplementet ushqimore.

Kolagjeni, një element i rëndësishëm për lëkurën

Si proteina kryesore strukturore e organizmit, kolagjeni ndihmon në ruajtjen e forcës dhe elasticitetit të lëkurës. Trupi nis ta prodhojë atë në sasi më të ulëta gradualisht që rreth moshës 25-vjeçare, çka mund të ndikojë në elasticitetin dhe pamjen e saj.

Kompleti i ri i Goovi përfshin tre produkte: serum, krem dhe një suplement të lëngshëm të gatshëm për konsum. Suplementi përmban Vecollal, një kolagjen biomimetik vegan i krijuar për të imituar profilin e aminoacideve të kolagjenit njerëzor të tipit I.

Sipas të dhënave të publikuara për produktin, formula synon të përmirësojë pamjen e rrudhave, nivelin e hidratimit dhe shkëlqimin e lëkurës. Prodhuesi pretendon se, pas tetë javësh përdorimi, rrudhat mund të reduktohen me gati 33%.

Me humor, Hunziker e përmblodhi mënyrën e saj të të menduarit për plakjen në dëshirën për t’u plakur e shëndetshme, e lumtur dhe e hidratuar.


Shtuar më 29.10.2026 22:54