Ibishi: Në gjashtë vitet e fundit, 2026-ta shënon nivelin më të rëndë të vrasjeve të grave

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi tha se për nga rastet e vrasjeve të grave, 2026-ta është viti më i rëndë i gjashtë viteve të fundit.

Deri në fund të tetorit janë evidentuar tetë raste, ndërkohë që viti ende nuk ka përfunduar, sipas tij.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar rastit të fundit, Ibishi e përshkroi atë si tejet të rëndë dhe tha se krimi ishte paraprirë nga paralajmërime.

Ai shprehu shqetësim edhe për veprimet e ndërmarra, duke theksuar se njohja paraprake e rastit duhej të pasohej nga masa parandaluese, në mënyrë që të shmangej përfundimi tragjik.


Shtuar më 29.10.2026 22:47