Aksion blic në Shkodër! Armë zjarri e kanabis, bien në pranga 23-vjeçarja dhe një i mitur

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një  23 vjeçare dhe një 15 vjeçar si pjesë e një bande narkotike si dhe për akuzën armëmbajtje pa leje.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim edhe 5 shtetas të tjerë, identiteti i plotë i të cilëve nuk dihet ende.

“Sekuestrohet 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe…”

NJOFTIMI I PLOTë I POLICISË:

Shkodër /Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Vihen në prangat e Policisë, një 23 vjeçare dhe një 15 vjeçar. Si dhe shpallen në këkrim 5 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë.

Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23 vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit , Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Armëmbajtje pa leje” /albeu.com/

 


Shtuar 22.08.2021 13:38