Pas dorëheqjes nga Burreli, Samuel Nikaj emërohet në krye të akademisë së Vllaznisë

Vllaznia ka bërë zyrtarizimin e Samuel Nikës si drejtorin e ri të akademisë së klubit. Prezantimi i tij u bë përmes një njoftimi të publikuar nga skuadra shkodrane në rrjetet sociale.

Kjo detyrë shënon nisjen e një etape të re për Nikajn, i cili vetëm pak ditë më parë i dha fund bashkëpunimit me Burrelin në Kategorinë e Parë, duke paraqitur dorëheqjen.

Të lidhura

None found

Vllaznia e konsideron këtë emërim një lëvizje të rëndësishme për planin e klubit në evidentimin dhe formimin e talenteve të rinj, si edhe për ndërtimin e një rruge të qartë drejt ekipit të parë.

Ndërkohë, ekipi i drejtuar nga Csaba Laszlo po kalon një situatë të vështirë në kampionat, ku renditet në vendin e parafundit. Pavarësisht kësaj, klubi shkodran vijon t’u japë hapësirë futbollistëve të dalë nga akademia, edhe në kushtet e rregullit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.


Shtuar më 29.10.2026 19:36