Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë të ditur nëse sot do të marrë masa konkrete lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Ai u ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme raporte të hollësishme, për të përcaktuar nëse institucionet përgjegjëse kanë pasur mangësi në trajtimin e rastit.
Të lidhura
None found
Raportet duhet të dorëzohen para orës 18:00 të sotme, afati i caktuar nga kryeministri.
Kurti kishte paralajmëruar se do të vendoste pasi t’i shqyrtonte raportet dhe të publikoheshin informacionet përkatëse.




