Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke e bërë përgjegjës për keqmenaxhim dhe abuzim me financat publike.
Gjatë seancës së Kuvendit, Hoti vuri në pikëpyetje mënyrën se si Murati po administron financat e shtetit.
Të lidhura
None found
Duke iu drejtuar ministrit, deputeti i LDK-së tha se ai ka njohuri për financat e korporatave dhe menaxhon mirë buxhetin personal, përfshirë investimet e tij, por nuk di të administrojë financat shtetërore.
“Ministri, financat e korporatave i di mirë, sepse buxhetin personal e udhëheq shumë mirë. Bën investime poshtë e lart. Por financat e shtetit nuk po i di dhe po abuzon me ato që i ka në dorë. Ti, veç, financat e tua personale i di, jo të shtetit. Je abuzuesi më i madh që ka pasur ndonjëherë Qeveria e Kosovës”, deklaroi Hoti.



