Ambasada amerikane në Afganistan ka lëshuar një alarm sigurie duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroportin e Kabulit.
Nëpërmjet një postimi në Internet, ambasada paralajmëroi për “kërcënime të mundshme të sigurisë jashtë portave” të aeroportit.
“Ne po këshillojmë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë, nëse nuk merrni udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë”, thuhet në njoftim.
Ambasada tha se çdo qytetar amerikan në Afganistan që nuk kishte ende një kërkesë për ndihmë për riatdhesim, duhet ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Dëshmitarët thonë se ka ende kaos në aeroport ndërsa turmat e njerëzve luftojnë për të arritur fluturimet. Talibanët thonë se ata nuk janë përgjegjës për situatën dhe ata fajësojnë fuqitë perëndimore që nuk kanë një plan më të mirë evakuimi./albeu.com