Probleme të reja për princ Harryn, për çfarë e kryqëzojnë këtë herë fansat

Probleme të reja kanë dalë për dukën e Sussex, Princ Harry, i cili kohët e fundit është shfaqur në aktivitete me profil bamirësie dhe ndjeshmërie ndaj mjedisit.

Në mes të debatit të madh mbi ndryshimet klimatike, Duka i Sussex po përballet me kritika ndërsa fluturoi nga Aspen, Colorado, në Santa Barbara me një avion privat.

Rrjetet sociale kanë shpëthyer me kritika ndaj Harryt, duke thënë se ai bën 750 km me një avion duke shkaktuar një shkallë të lartë të emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë, për të ndjekur një ndeshje kuajsh.

Sipas vlerësimi, nga udhëtimi i dukës janë emetuar rreth 10 ton CO2./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 13:43