Edhe dy orë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, por megjithatë festa në kampin opozitar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur.
Simpatizantët e demokratëve kanë bërë parakalimin e parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Me dhjetra përkrahës të bluve kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës me makina me flamuj të Partisë Demokratike dhe me një valë borie.