Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk arriti ta zhvillojë mbledhjen, pasi nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm.
Kryesuesi i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Farush Rexhepi, bëri të ditur se ftesat dhe materialet u ishin përcjellë anëtarëve me kohë. Megjithatë, numri i pamjaftueshëm i pjesëmarrësve nuk lejoi që mbledhja të vazhdonte.
Të lidhura
None found
Ai sqaroi se komisioni përbëhet nga 12 anëtarë dhe se për zhvillimin e mbledhjes kërkohet prania e të paktën shtatë prej tyre. “Mungon kuorumi dhe, në mungesë të kuorumit, nuk mundemi ta zhvillojmë mbledhjen”, theksoi Rexhepi.
Rexhepi sugjeroi edhe krijimin e një grupi komunikimi në WhatsApp për anëtarët, për të lehtësuar komunikimin dhe koordinimin mes tyre.




