Hajrulla Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës, u takua me një delegacion të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës për të diskutuar përfshirjen e studentëve në hartimin e Strategjisë së re të Arsimit 2035+.
Të lidhura
None found
Çeku nënvizoi se studentët duhet të marrin pjesë aktivisht në debatet publike dhe në hartimin e politikave arsimore. Sipas tij, angazhimi i tyre ndihmon që strategjia të reflektojë nevojat dhe vizionin e të rinjve.
Biseda përfshiu edhe gjendjen e arsimit të lartë, përfshirë ndihmën financiare për studentët, skemat e bursave dhe përmirësimin e kushteve të studimit e të jetesës.
Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor paraqitën shqetësime lidhur me infrastrukturën universitare, kushtet e banimit në konvikte dhe shërbimet e Qendrës së Studentëve.
Në fund të njoftimit thuhet se takimi rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë për dialog të vazhdueshëm me studentët, në mënyrë që zëri i tyre të jetë pjesë përbërëse e reformave në arsim.





