Van Dijk gati për fillimin e ri te Liverpooli me Iraolën në krye

Virgil van Dijk, kapiteni i Liverpoolit, ka folur për përkushtimin e tij të plotë për ta çuar ekipin drejt një faze të re, tashmë me Andoni Iraolën si trajner.

Të lidhura

None found

Pas ndarjes me Arne Slotin dhe mbylljes së kampionatit të kaluar në pozitën e pestë të Ligës Premier, Liverpooli po hyn në një etapë tjetër, me lëvizje në skuadër dhe objektiva të qarta për t’iu rikthyer majës së futbollit anglez.

Gjatë një bisede për revistën Man About Town, qendërmbrojtësi holandez theksoi se dëshira e tij për trofe nuk është zbehur aspak, edhe pse klubi po kalon nëpër transformime.

“Qoftë në stërvitje, në palestër apo në shtëpi, e kam të njëjtin etje për të fituar,” tha Van Dijk.

Duke komentuar ndryshimet në grup dhe nisjen e këtij cikli të ri te Liverpooli, 35-vjeçari pranoi se ndien një detyrim për të dhënë gjithçka, si për publikun ashtu edhe për veten e tij.

“Këtë përgjegjësi e kam ndaj tifozëve tanë, por edhe ndaj vetes. Nuk hyj në fushë për të luajtur me gjysmë zemre ose për të thënë se tani gjërat kanë ndryshuar. Unë stërvitem dhe luaj për të fituar. Kjo s’do të ndryshojë kurrë,” u shpreh kapiteni i Liverpoolit.

Van Dijk vijon të jetë një nga shtyllat kryesore të formacionit anglez dhe një udhëheqës i vërtetë në mbrojtje.

Në sezonin e fundit, ai shënoi gjashtë gola në 38 ndeshje në Ligën Premier, duke treguar se mbetet një lojtar me peshë edhe në aspektin sulmues.

Tani, me një periudhë të re që po fillon në “Anfield”, Liverpooli do të llogarisë edhe te përvoja dhe autoriteti i kapitenit holandez për t’u futur sërish në luftën për objektivat më të larta.


Shtuar më 20.10.2026 15:51