“Kam fituar shumë ndeshje të forta që nuk i keni parë”, Marku ndez shqiptarët para përballjes në stadiumin e Totenhemit

Florian Marku do të përballet ndaj Maxim Prodan në stadiumin e Totenhemit dhe përpara 78.000 njerëzve.

Luftëtari shqiptar ka besimin se do ta mposht këtë kundërshtar të vështirë, për të vazhduar në rrugën e suksesit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në datën 25 shtator.

Për të ndezur më tepër shqiptarët, Marku kujton ndeshjet e zhvilluara gjatë kohës që ka qëndruar në Greqi.

“Jam ndeshur gjithmonë me rivalë më të mëdhenj, me mbi 10 vite diferencë. Kam fituar shumë ndeshje të forta që nuk i keni parë”, shkruan mes të tjerash Marku.


Shtuar 18.08.2021 17:18