GM Defense ka nxjerrë në prezantim një kamion ushtarak autonom, i cili nuk ka as kabinë dhe as drejtues, ndërsa është ndërtuar mbi platformën e Chevrolet Silverado 3500HD.
Të lidhura
None found
Mjeti është konceptuar për transportimin e furnizimeve, nxjerrjen e ushtarëve të plagosur dhe asistimin e forcave gjatë operacioneve në territore të rrezikshme.
Kapaciteti i ngarkesës së kamionit arrin deri në 3.600 kilogramë, sipas të dhënave të bëra publike nga kompania.
Ai është pajisur edhe me një sistem energjie prej 102 kWh, i aftë të furnizojë me energji pajisje të ndryshme.
Edhe pse nuk bëhet fjalë për një automjet tërësisht elektrik, modeli përdor një motor me djegie të brendshme, i cili shërben për rimbushjen e baterisë përmes një mekanizmi të posaçëm.
Sistemi është zhvilluar për të garantuar energji për pajisjet dhe për të ulur zhurmën gjatë zhvillimit të misioneve ushtarake.
Testet funksionale të kamionit janë planifikuar nga GM Defense për vitin 2027.
Ky projekt synon t’i ofrojë ushtrisë një mjet autonom për kryerjen e detyrave logjistike në kushte të vështira. /Telegrafi/







