Protesta vijon të shoqërohet me tensione në Tiranë që prej orëve të paradites, ndërsa pjesëmarrësit janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit.
Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te “Zogu i Zi”. Revolta e studentëve vijon që prej orëve të para të mëngjesit.
Të lidhura
None found
Ata kanë sulmuar filialin e një banke të nivelit të dytë duke thyer xhamat por edhe disa dyqane aty pranë ku ka ndezur disa zjarre ndersa tani po levizin ne drejtim te 21 Dhjetorit.
Disa institucioneve janë vënë në shënjestër të protestuesve ku edhe iu është vënë flaka, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës.







