Protesta e nisur gjatë paradites së së mërkurës para Ministrisë së Arsimit ka kaluar në përplasje, akte dhune dhe dëmtime ndaj institucioneve e bizneseve në kryeqytet.
Turma është shtrirë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku janë ndezur zjarre pranë Kryeministrisë, në afërsi të Piramidës dhe te Kullat Binjake.
Të lidhura
None found
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët më pas kanë lëvizur në drejtim të Parlamentit.
Sipas raportimit të gazetarit Ardit Hoxha, protestuesit janë ndarë në disa grupe dhe janë shpërndarë në lagje të ndryshme të Tiranës. Një grup më i madh është drejtuar drejt zonës së Pazarit të Ri.
Protesta vijon të shoqërohet me tensione në kryeqytet, ndërsa gjatë saj janë regjistruar përplasje, zjarre dhe dëmtime të pronës.






