Tirana është përfshirë nga kaosi gjatë ditës së sotme, pasi protesta e studentëve, e nisur në orën 14:00, vijon ende. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin dhe zemërimin e tyre ndaj qeverisë.
Gjatë përplasjeve me forcat e policisë, një student raportohet se ka pësuar frakturë në këmbë. News24 konfirmon se i riu ndodhet në gjendje kome.
Të lidhura
None found
Situata mbetet e tensionuar dhe e përshkallëzuar. Studentët hynë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa më vonë u shpërndanë në disa zona të tjera të kryeqytetit.
Gjatë protestës janë djegur edhe kosha mbeturinash, ndërsa në zonën e Pazarit të Ri është ndezur zjarr.
Shqetësim të veçantë ka shkaktuar dhuna e përdorur nga policia gjatë përpjekjeve për shpërndarjen e protestuesve. Shumë studentë janë goditur me grushte dhe shkopinj gome.







