Një 46-vjeçar është ndaluar nga policia polake nën dyshimin se ka nxitur vrasjen e zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Donald Tusk dhe kryetarin e parlamentit, Wlodzimierz Czarzasty.
Të lidhura
None found
Arrestimi u njoftua të hënën nga zëdhënësi i qeverisë polake, Adam Szłapka. Në një postim në platformën X, ai bëri të ditur se operacioni u zhvillua në qytetin Oborniki, në pjesën perëndimore të Polonisë.
Ngjarja shënon ndalimin e dytë brenda tre ditësh në Poloni, në kuadër të hetimeve për kërcënime dhe plane të dyshuara për përdorim dhune kundër politikanëve të nivelit të lartë.
Një ditë më parë, policia kishte arrestuar në rajonin e Silezisë së Poshtme, në Poloninë jugore, një burrë rreth të 60-ave. Ai dyshohet se po përgatiste një sulm ndaj kryeministrit Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.
Deri tani, autoritetet polake nuk kanë bërë publike të dhëna të tjera lidhur me motivet e personave të dyshuar apo zhvillimin e hetimeve.






