EMRI/ Dhunohet mjeku në Mirditë, dyshohet se u sulmua nga tre persona të maskuar me shkopa bejsbolli

Mjeku Martin Prenga, dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.

Të lidhura

None found

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të tij.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes.


Shtuar më 13.10.2026 10:43