Myrto Uzuni është nderuar nga organizatorët e Leagues Cup për performancat e tij të jashtëzakonshme, të cilat u shoqëruan me gola vendimtarë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori trofeun e golashënuesit më të mirë të turneut, teksa faqja zyrtare e kompeticionit e cilësoi atë si “goleador” në një publikim kushtuar lojtarit beratas.
Me 4 gola të shënuar dhe një asist të dhënë, Uzuni la pas të gjithë kundërshtarët e tij në garën për këtë çmim, i cili vjen si dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të sulmuesit gjatë gjithë turneut.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, ekipi i tij Austin pësoi humbje javën e kaluar me rezultatin 1-4 në kampionatin amerikan, në një ndeshje ku Uzuni qëndroi në fushë për 60 minuta.





