Gjatë puntatës së kësaj të premteje të emisionit “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli rikujtoi një batutë të tijën në të cilën përmendej edhe Beatrix Ramosaj.
E ftuara e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila është tezja e Beatrixës.
Të lidhura
None found
Luizi provoi të kontaktonte drejtpërdrejt Beatrixën, por ajo nuk iu përgjigj telefonatës. Më pas, Albëria telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, dhe moderatori shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar falje nëse batuta e tij e kishte lënduar ish-banoren e BBVIP 1.
Luizi: Antigon, kam vetëm dy gjëra për të të thënë. Së pari, ku mund ta gjejmë Beatrixën?
Antigona Ramosaj: Për momentin, Beatrixa ndodhet në Miami, ku po punon për disa projekte. Amerika i ka bërë shumë mirë.
Luizi: Edhe mua më ka ndihmuar Amerika. Njerëzit i kam atje, ndërsa unë jam këtu. Tani, dua të të them se kam bërë një batutë për Beatrixën, ku kam përmendur edhe Kiarën time: “E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi”. Nëse është ndier keq, i kërkoj sinqerisht falje. Të duam shumë dhe je një vajzë shumë e mirë. Kur të kthehet nga Miami, a mund t’i japësh një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?






