Anis Mehmeti tashmë vlerësohet 13 milionë euro në tregun e “Transfermarkt”. Mesfushori me tipare sulmuesi ka pësuar kështu një rënie prej dy milionë eurosh nga vlera e mëparshme.
25 vjeçari po kalon një moment të vështirë në karrierë. Ipsuiç e ka dërguar në tribunë duke mos i dhënë mundësinë as që të qëndrojë në stol.
Të lidhura
None found
Ky fakt, është pasqyruar edhe te vlerësimi i Mehmetit në treg, i cili më parë ishte e kuotën 15 milionë eurove si rekord personal.
Nuk do të jetë çudi, nëse në janar do të ketë ndryshim ekipi. Gjatë merkatos së verës u raportua se Mehmeti nuk dha dritën jeshile për t’u kthyer në Championship.
Reksam, Derbi dhe Birmingham u interesuan për shërbimet e tij duke afruar deri në 10 milionë euro.
KOMBËTARJA- Mehmeti mbetet lojtari me vlerën më të lartë te Kombëtarja. Pas tij vijnë Kristjan Asllani me 12 milionë euro, Ernest Muçi me 11 milionë euro dhe Mirlind Daku me 10 milionë euro.







