Turqia po ndërton mur kufitar 295 km të gjatë për të mbajtur jashtë afganët (VIDEO)

Ndërsa mijëra afganë po largohen nga vendi, Turqia ka njoftuar se po ndërton një mur përgjatë kufirit të saj me Iranin, për të ndaluar refugjatët e mundshëm nga Afganistani.

Muri pengues do të jetë 295 km e gjatë kur të përfundojë, e fortifikuar me tela dhe gjëmba dhe llogore, informon albeu.com.

“Ne do të intensifikojmë punën tonë dhe do të përforcojmë idenë se kufijtë tanë janë të pakalueshëm”, tha Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, sipas një raporti të Hurriyet Daily.

“Një pjesë e madhe e saj është përfunduar. Gati 150 kilometra llogore janë gërmuar. Përforcime shtesë janë bërë në pikat tona kufitare dhe zonat bazë”, tha më tej ai./albeu.com

 


Shtuar 17.08.2021 08:37