Gati kulla, i vihet zjarri “Sarajeve” (VIDEO)

Godina në qendër të Tiranës, e njohur si Sarajet e Toptanëve, është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Zjarri në ndërtesën e vjetër me vlera të larta arktitekturore, mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa tashmë është shuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia tha se është djegur një lokal në rrugën “Abdi Toptani”.

“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë arktekti Titi Seranaj në një postim në rrjete sociale shkruan: “Në orën 24.00 i vihet flaka “SARAJEVE”

Monument Kulture kat I. në qendër të Tiranës së shkretuar tashmë nga talebanët në pushtet..

Nuk kam fjalë…”./albeu.com

 


Shtuar 17.08.2021 08:55