Na braktisën pa ushqim e ujë”, ushtarët rusë tregojnë kushtet në front: U detyruam të pinim urinën

Kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, në Kremlin, në qarqet ushtarake dhe mes trupave ruse besohej se lufta do të ishte e shkurtër dhe se Kievi do të dorëzohej brenda pak ditësh.

Rreth katër vite e gjysmë më pas, ky parashikim është rrëzuar plotësisht, ndërsa konflikti ka shkaktuar humbje të mëdha edhe në radhët e ushtrisë pushtuese.

Të lidhura

None found

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) vlerëson se afërsisht 1.5 milionë ushtarë rusë janë vrarë, plagosur ose konsiderohen të zhdukur. Përveç tyre, mijëra trupa të tjerë kanë përfunduar në duart e forcave ukrainase.

Dëshmitë e disa ushtarëve rusë të zënë robër, të publikuara nga pala ukrainase, përshkruajnë kushte ekstreme në vijën e frontit. Ata pretendojnë se kanë mbetur për kohë të gjatë pa ushqime, ujë, municione dhe ndihmë mjekësore. Disa prej tyre kanë thënë se, për të mbijetuar, u është dashur të pinë urinën e tyre ose ujë të turbullt nga pellgje e përrenj.

Një nga ushtarët e intervistuar tha se brenda gjashtë muajve kishte humbur më shumë se 60 kilogramë. Ai u prezantua si zëvendëskomandant i një kompanie sulmuese të Regjimentit 283, pjesë e Divizionit të 144-të të Këmbësorisë së Motorizuar.

“Burrat po vdisnin në pozicionet e tyre sepse nuk mund t’u çonim as ushqim”, pretendoi ai.

Sipas një tjetër ushtari, komandantët ishin larguar nga pozicionet, kishin ndërprerë komunikimet radio dhe u kishin urdhëruar trupave të qëndronin në një formacion rrethor.

Ukrainasit deklaruan gjithashtu se një prej ushtarëve rusë ndodhej në gjendje aq të rëndë për shkak të urisë, saqë ndërroi jetë pak pas kapjes.

Raportimet janë përfshirë në një video të publikuar nga Korpusi i 3-të i Ushtrisë së Ukrainës, i cili thotë se ka kapur rreth 50 ushtarë rusë gjatë operacionit “Vivaldi”, një kundërofensivë të zhvilluar në veri të Limanit, në rajonin e Donetskut.

Ushtarët u morën në pyetje nga komandanti i Korpusit të 3-të të Ushtrisë ukrainase, gjeneral brigade Andriy Biletsky. Ai u tha atyre se kishin pasur “fat” dhe se “robëria është gjëja më e mirë që mund t’ju kishte ndodhur”, duke iu referuar kushteve të luftimit që, sipas tij, kishin përjetuar.

Edhe disa blogerë ushtarakë rusë kanë raportuar për vështirësi të ngjashme. Në shkrimet e tyre përmenden mungesa të ujit, ushqimit, komunikimit dhe furnizimeve në zonat e përfshira nga luftimet.

Një prej tyre, i cili përdor emrin “Management Speaks”, shkroi në Telegram se disa ushtarë kishin kaluar disa ditë pa ujë, ndërsa të tjerë ishin detyruar të pinin urinën e tyre.

Blogerët pretendojnë se mungesa e furnizimeve dhe e lidhjeve të komunikimit ka ndikuar në kapjen e një numri të madh ushtarësh nga forcat ukrainase. Ata thonë gjithashtu se komandantët në terren u kanë paraqitur trupave dhe eprorëve një version të pasaktë të përmasave të kundërofensivës ukrainase.

Operacioni “Vivaldi” duket se ka nxjerrë në pah edhe vështirësi në zinxhirin komandues rus, veçanërisht në komunikimin mes strukturave ushtarake dhe udhëheqjes politike, sipas raportimeve të “Kyiv Independent”.

Më 1 shtator, Vladimir Putin deklaroi se Rusia kishte marrë kontrollin e Sviatohirskut. Por më pak se një javë më vonë, Andriy Biletsky publikoi një video nga qyteti dhe pretendoi se ai ndodhej plotësisht nën kontrollin e forcave ukrainase.

Korpusi i 3-të i Ushtrisë ukrainase bëri të ditur se në fazën e tretë të kundërofensivës “Vivaldi”, humbjet ruse kishin kaluar 2 mijë persona, ndërsa mbi 250 ushtarë ishin kapur robër.

Këto të dhëna nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, edhe burime ruse kanë pranuar se një numër i konsiderueshëm ushtarësh janë kapur nga ukrainasit dhe u kanë kërkuar autoriteteve në Moskë të sqarojnë situatën në front.


Shtuar më 4.10.2026 13:16

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/sekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegel