Putin paralajmëron për kundërpërgjigje bërthamore: Stërvitjet e NATO-s në Baltik po rrisin rrezikshëm tensionet

Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion nëse përballet me një sulm të drejtpërdrejtë.

Të lidhura

None found

Presidenti rus e ka përsëritur këtë qëndrim për të pesëmbëdhjetën herë brenda pak ditësh, duke lënë të kuptohet se Moska është e gatshme të ndërmarrë edhe masat më ekstreme në rast të një përplasjeje të mundshme me NATO-n.

Duke folur për përpjekjet për të ndaluar anijet ruse, Putin tha se stërvitjet e njëpasnjëshme në Detin Baltik dhe ndërhyrjet ndaj anijeve ruse janë shenja të një përshkallëzimi të rrezikshëm.

Ai iu referua edhe armëve bërthamore përmes një metafore të njohur: nëse një armë ndodhet në skenën e teatrit, herët a vonë ajo do të përdoret. “Mbajeni mend këtë”, u shpreh presidenti rus.

Ndërsa tensionet kanë arritur nivele tepër të larta, veçanërisht në lidhje me enklavën e Kaliningradit, dhe Moska ka pranuar se konflikti është “më afër se kurrë”, Putin nuk ka dhënë sinjale për uljen e toneve.

Presidenti rus fajësoi sërish Bashkimin Evropian për agravimin e situatës. Sipas tij, shkak i përshkallëzimit janë arroganca dhe vetëbesimi i tepruar i Evropës, një qasje që, siç deklaroi ai, po e çon kontinentin drejt humnerës.

Putin paralajmëroi gjithashtu se fuqitë kryesore të botës zotërojnë armë të afta të shkatërrojnë gjithë jetën ose, të paktën, ta çojnë Tokën në një gjendje katastrofike.


Shtuar më 1.10.2026 22:51

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbet