Zhaku dënon publikimin e videove intime: Viktimat po përballen me bullizëm dhe dëmtim të imazhit

Artistja Inida Gjata, e njohur publikisht si Zhaku, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për videot intime të disa personazheve publikë, të cilat prej ditësh po shpërndahen në rrjet.

Të lidhura

None found

Sipas saj, është e padrejtë që gratë e përfshira në këto materiale të përballen me gjykim publik.

“Videot po publikohen çdo ditë e më shumë dhe unë do të jem gjithmonë në mbështetje të tyre, sepse janë regjistruar pa të drejtë. Askush nuk mund të marrë rolin e Zotit dhe të vendosë nëse një akt intim mes më shumë se dy personash është moral apo jo. Kjo i përket jetës private. Po shoh një histeri kolektive që nuk më pëlqen. Është e padrejtë të filmohesh në momente intime pa e ditur dhe po aq e padrejtë është që këto pamje t’i shpërndahen publikut. Këto gra janë sot viktima të bullizmit, ndërsa karriera dhe imazhi i ndërtuar prej tyre me punë po dëmtohen. Ato janë kthyer në objekt sulmesh, fyerjesh dhe paragjykimesh”, deklaroi Zhaku.

Artistja tregoi gjithashtu se, pas reagimit të saj në rrjetet sociale lidhur me këto video, është përballur me komente fyese. Sipas saj, disa persona i kanë shkruar se njerëzit e showbiz-it arrijnë suksesin “duke hapur këmbët”.

Zhaku i cilësoi këto deklarata si një fyerje të rëndë, pasi, sipas saj, ato përgjithësojnë të gjithë personazhet e industrisë së argëtimit. Ajo nënvizoi se njeh shumë njerëz të suksesshëm që kanë arritur pozicionin e tyre përmes punës dhe pa bërë veprime të tilla.

“Këtë gjë ma kanë thënë shpesh edhe mua. Pas reagimit tim të djeshëm, disa më kanë komentuar duke thënë se ju të showbiz-it i arrini gjërat duke hapur këmbët. Më falni, por kjo është një fyerje shumë e madhe. Po na fusin të gjithëve në të njëjtin grup dhe po krijojnë idenë se të gjithë kemi arritur pa punë e pa përpjekje. E vërteta është e kundërta. Mund ta them me bindje se njerëzit e suksesshëm nuk kanë pasur nevojë të bëjnë gjëra të tilla. Ata që janë në media e kanë ndërtuar suksesin me punë”, u shpreh Zhaku.


Shtuar më 1.10.2026 15:23

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş