Von der Leyen: Zgjedhja e presidentit hapi i radhës, stabiliteti institucional themeli i rrugës drejt BE-së

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se vendi po kalon një periudhë kyçe politike dhe kërkoi që të ruhet stabiliteti institucional e të vazhdojnë bisedimet ndërmjet partive.

Të lidhura

None found

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen komentoi edhe vendimin e Dhomave të Specializuara, duke e lidhur atë me përgjegjësinë individuale të të pandehurve.

“Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet. Mbrojtja ka të drejtë që të apelojë, por një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, theksoi ajo.

Ajo u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të nderojnë kujtimin e të gjitha viktimave dhe të ecin përpara drejt pajtimit.

Duke u ndalur te situata politike, Presidentja e KE-së e vlerësoi si pozitiv krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë, duke shtuar se tani duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës.

“Kuvendi dhe qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i radhës është zgjedhja e presidentit apo presidentes”, u shpreh ajo.

Sipas saj, bashkëpunimi mes subjekteve politike është i rëndësishëm, pasi pa stabilitet institucional nuk mund të ketë reforma apo zhvillim ekonomik.

“Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje për reforma, për rritje dhe për përparim në rrugëtimin tuaj drejt BE-së”, deklaroi ajo.

Von der Leyen rikonfirmoi përkrahjen e Bashkimit Evropian për rrugën evropiane të Kosovës, por e kushtëzoi atë me zbatimin e reformave.

Ajo njoftoi se Kosova mund të marrë deri në 882 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa deri tani është disbursuar vetëm 62 milionë euro si parafinancim.

“Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër drejt tregut të përbashkët dhe ju duhet ta kapni këtë mundësi”, tha ajo.

Institucionet e Kosovës u ftuan që të përshpejtojnë reformat dhe të sigurojnë funksionalitet të plotë institucional.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi dy fusha ku pret përparim të mëtejshëm: procesin e roaming-ut dhe anëtarësimin e mundshëm në SEPA.

“Tani keni kryenegociatorin e emëruar dhe shpresojmë që negociatat të fillojnë”, u shpreh ajo për çështjen e roaming-ut.

Për SEPA-n, von der Leyen deklaroi se miratimi i legjislacionit përkatës do t’i hapte rrugën Kosovës drejt Zonës së Përbashkët të Pagesave në Euro.

Sipas saj, SEPA mund t’u kursejë bizneseve të Ballkanit Perëndimor deri në 500 milionë euro në vit.

Presidentja e Komisionit Evropian trajtoi edhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të besimit me komunitetin serb.

“E ardhmja evropiane e Kosovës varet nga shoqëria që e ndërton. Kosova duhet të ruajë karakterin multietnik, të ndërtojë besimin me komunitetin serb”, tha ajo.

Ajo kujtoi disa arritje të vitit, si marrëveshjen e 14 marsit dhe marrëveshjen për personat e pagjetur.

Gjatë vizitës në Kosovë, von der Leyen parashikohet të shkojë edhe në Universitetin e Prishtinës, ku do të takohet me studentë dhe do të vizitojë ambientet e ndërtuara me fonde të Bashkimit Evropian.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës”, përfundoi ajo.


Shtuar më 1.10.2026 15:25

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş